16.07.2025 - AKTIVITET TRAJNUES: “Njohuri mbi Konventat e Hagës të ratifikuara së fundmi nga Shqipëria - ndikimet praktikë”

Shkolla e Magjistraturës, më datë 16 korrik 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Njohuri mbi Konventat e Hagës të ratifikuara së fundmi nga Shqipëria - ndikimet praktikë ", pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspertë: Arta Mandro dhe Aida Bushati

Lehtësues: Diana Stillo

Qëllimi i këtij trajnimi është: Ky trajnim synon të informojnë magjistratët dhe këshilltarët dhe ndihmësat ligjorë mbi Konventat e Hagës të ratifikuara  së fundmi nga Shqipëria. Këto Konventa lidhen me klauzolën e zgjedhjes së gjykatës (2005) dhe njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të gjykatave të huaja në Shqipëri (2019). Gjithashtu Shqipëria ka ratifikuar edhe Protokollin për ligjin e zbatueshëm detyrimin ushqimor (2007). 

Trajnimi trajtoi përmbajtjen dhe të rejat e këtyre Konventave, rolin e autoriteteve qendrore dhe gjyqësore në zbatimin e tyre në Shqipëri dhe bashkëveprimin me legjislacionin e brendshëm siç është Ligji për të Drejtën Ndërkombëtare Private dhe Kodin e Procedurës Civile..

Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve. 

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:

  • Konventat e Hagës të ratifikuara nga Shqipëria dhe zbatimi i tyre ne  praktikë;
  • Konventa e Hagës (2019) për njohjen e vendime të huaja gjyqësore dhe Konventa e Hagës (2005) për zgjedhjen e gjykatës
  • Konventa dhe Protokolli i Hagës (2007 ) për detyrimin ushqimor dhe mbështetjen e fëmijëve.

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, këshilltarë ligjorë dhe ndihmës ligjorë të Republikës së Shqipërisë.